Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi Gjirin e Korinthit në Greqinë qendrore herët të dielën, por nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo lëndime, thanë autoritetet.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), e cila rishikoi një lexim fillestar prej 5.7 ballë, tha se tërmeti goditi 5 kilometra (3.1 milje) nën sipërfaqe në gjirin që ndan Greqinë kontinentale nga gadishulli i Peloponezit, 16 kilometra nga qyteti Itea.
Lëkundja, e cila ndodhi vetëm pas orës 1 të mëngjesit (2200 GMT), u ndje deri në Athinë, kryeqyteti, rreth 112 kilometra larg.
Drejtori i Institutit grek të Gjeodinamikës, Akis Tselentis, ka thënë “tërmeti është ndjerë shumë në Greqinë konitnetale dhe në Athinë, megjithëse ishte 112 km larg kryeqytetit”.
— Prof. Akis Tselentis (@atselentis) October 8, 2022