Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë ka goditur bregun lindor të Tajvanit të dielën e 18 shtatorit.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-ve, magnituda e tërmetit ka qenë 7.2 ballë, ndërsa agjencia e motit në Tajvan ka thënë se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8 ballë.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima apo të lënduar, ndërsa nuk dihet akoma për dëme materiale.
Ky nuk është tërmeti i parë në Tajvan, në muajin qershor një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur bregun lindor të Tajvanit, raporton CNN.
Në atë kohë, byroja e motit në Tajvan ka raportuar se thellësia e tërmetit ka qenë 6.8 kilometra, me epiqendër në kontenë Hualien, një pjesë pak e populluar e ishullit.
Në vitet e mëparshme, tërmetet kanë shkaktuar vdekjen e qindra njerëzve. Ndërkaq në vitin 2016, më shumë se 100 njerëz kanë vdekur në një tërmet që kishte tronditur Tajvanin jugor.
Në vitin 1999, Tajvani është goditur nga një tërmet i madh me magnitudë 7.3 ballë, kështu duke humbur jetën më shumë se 2 mijë njerëz.
Ndryshe, Tajvani goditet shpesh nga tërmetet sepse ndodhet midis dy pllakave tektonike.