Një tjetër i arrestuar për vetaksidentin në Gjilan, kërkohet ashpërsim i ligjit

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e katër për “mosdhënie të ndihmës” rastin e vetaksidentit në Gjilan, ku për pasojë humbi jetën një person. Nga Prokuroria nuk janë dhënë detaje për rastin ndërsa nga njohës të fushës kanë thënë se dënimi për raste të tilla arrin deri në 10 vite burgim

U raportua si “vetaksident” por gjatë ditëve në vijim, doli se shoferi nuk qe i vetmi në vendin ku ndodhi përplasja me shkëmbinjt.

Për mosdhënie të ndihmës ndaj të ndjerit, policia ka vënë nën pranga edhe personin e katërt.

“Gjatë punëve operative, njësite policore më datën 28 rreth orës 12:05 kanë arritur të ndalin edhe të dyshuarin e katërt, vit i lindjes 1999. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është ndalur për 48 orë ndërsa vepra që rëndon mbi të është “rrezikimi i trafikut publik me mjete të rrezikshme”, “mosdhënie e ndihmës të personit të lënduar në trafik”, tha Ismet Hashani, Policia e Kosovës- Gjilan.

Dukagjini ka pyetur Prokurorinë Themelore të Gjilanit për masat e ndërmarrura ndaj të dyshuarit të katërt, por nuk ka kthyer përgjigje.

E këta katër persona që janë arrestuar dyshohen që nuk i kishin ofruar ndihmë 28 vjecarit nga Gjilani.

Në rastet ku nuk ofrohet ndihma personit që gjendet në rrezik për jetë dhe më pas i njëjti vdes, Kodi Penal i Kosovës, parasheh dënim me burgim nga një deri në 8 vjet.

“Me sa kemi informacione, raste të tilla nuk janë të shpeshta nga fakti se për bindjen tonë mungon aspekti hetimor i duhur për të vërtetuar prezencën e personave që nuk kanë ofruar ndihmën. Zakonisht kjo lidhet në praktik me aksidentet e komunikacionit sepse kjo dispozitë e inkriminon e përcakton dënimin e lartë nëse mosofruesi i ndihmës është shkaktar i komunikacionit”, tha Florim Shefqeti, avokat.

E ajo çka konsiderohet e nevojshme, sipas Shefqetit është ashpërsimi i ligjit.

“Për nga bindja jonë, për ruajtjen e mirëqenies së qytetarve, konsiderojmë se pothuajse për secilën vepër, dënimet duhet të ashpërsohen sepse ashpërsimi i dënimeve përkon me politikën ndëshimore ndaj prevenimeve të vepërkyrersve dhe qyetarëve të tjerë. Kjo secilin rast kontribon në zbulimin e veprave penale, edhe në rastin konkret”, shtoi ai.

Sipas hetimeve të deritanishme të Prokurorisë, dyshohet se të rinjt ishin duke garuar me makina kur tanimë i ndjeri, u përplas me shkëmbinjt.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika