Një vaj ushqimor i prodhuar në Serbi nuk i plotëson kriteret e mesatares për sasi, ndalohet shitja e këtij produkti

Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës së produkteve nëpër operatorët ekonomik në Republikën e Kosovës

Vaji (Foto: MINT)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës së produkteve nëpër operatorët ekonomik në Republikën e Kosovës.

Sipas tyre, për t’ia hequr çdo dyshim lidhur me peshën dhe sasinë e produkteve, mostrat janë dërguar në laborator për analiza përkatëse.

Pas këtyre analizave ka rezultuar që ky vaj i cili nuk i plotëson kushtet e mesatares për sasi, ndërsa prodhohet në Serbi.

E, si rrjedhojë Inspektorati i Tregut, si në çdo rast tjetër ka ndërmarrë masa në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, respektivisht operatorit ekonomik, importues i këtij vaji.

“Raporti i verifikimit nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, gjegjësisht laboratori i parapaketimeve ka konstatuar se një vaj ushqimor, i prodhuar në Serbi, nuk e plotëson kriterin e mesatares për sasi siç e parasheh rregullorja 03/2020 për produktet e parapaketuara. Si rrjedhojë Inspektorati i Tregut, si në çdo rast tjetër ka ndërmarrë masa në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, respektivisht operatorit ekonomik, importues i këtij vaji , i është ndaluar shitja e këtij produkti dhe tërheqja nga tregu në afat prej 15 ditësh”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Inspektorati i Tregut i Republikës së Kosovës, në vazhdimësi kryen verifikime dhe inspektime në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit e po ashtu do të vazhdojë t’i bëjë të njëjtën gjë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

“Me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu qytetarët ftohen të raportojnë për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit që u bëhet.

“Për çdo rast qytetarët ftohen të raportojnë në:

Tel: 0800 11000 ose

E-mail: [email protected]

Të gjitha kërkesat dhe raportimet tuaja do të shqyrtohen me kujdes”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika