“Një valë argëtimi” – TV Dukagjini sjell emisionin më të ri “Pak pa thënë natën e mirë”

Televizioni Dukagjini tashmë ka risi të tjera për shikuesit, pasi këtë herë do të vij me një emision të ri që ngjall ndjenja argëtimi për të gjithë

Fotografi ilustruese

Televizioni Dukagjini do të sjellë një emision të ri dhe krejtësisht ndryshe me shumë argëtim për shikuesit.

Emisioni më i ri “Pak pa thënë natën e mire” do të transmetohet nga e hëna në të premte në orën 22:30 në TV Dukagjini.

Ky emision që është gati të vijë në skenë, është një risi për shikuesit e këtij kanali dhe premton të sjellë argëtim për secilin.

Dy emrat tashmë të njohur për publikun, Besfort Daka dhe Valire Zeneli, do të jenë prezantuesit e emisionit më të ri në TV Dukagjini.

Mysafirët e episodit të parë të emisionit janë një përzgjedhje e vërtetë e personaliteteve të njohura siç është Vlora Çitaku, Muhamet Zeka dhe Baboo Darabuka.

Të fundit nga rubrika