Një vit nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod

Aksidenti i autobusit me targa kosovare në Kroaci njihet si një ndër aksidentet më tragjike në rrugët e Kroacisë. Për nder të 10 viktimave, vitin e kaluar kjo ditë ishtes shpallur ditë zie nga Presidentja Osmani

Foto nga vendi i ngjarjes

Është shënuar njëvjetori i aksidentit tragjik në autostradën A3 Zagreb – Lipovac, në Kroaci si pasojë e të cilit humbën jetën 10 persona.

Autobusi me targa të Kosovës, i nisur nga Frankfurti drejt Prishtinës, kishte 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë.

9 pasagjerë dhe njëri nga shoferët humbën jetën. Ndërkaq, u raportua për 45 të lënduar.

Të mbijetuarit ishin vizituar në ambientet e spitalit nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave.

Njëherësh, ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli ka qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod.

25 korriku i vitit të kaluar ishte shpallur ditë zie nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky ishte aksidenti më i madh tragjik në rrugët e Kroacisë në 15 vjetët e fundit.

 

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika