Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë – Manastiri mbyllet deri më 26 shtator

Për arsye sigurie, Manastiri në Banjskë do të jetë i mbyllur të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten, që sipas përfaqësuesve të kishës kjo masë është marrë për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e paqes

Policët e Kosovës qëndrojnë në rrugën pranë Manastirit të Banjskës gjatë një operacioni të vazhdueshëm policor, më 25 shtator 2023, foto AP.

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka njoftuar se Manastiri në Banjskë do të jetë i mbyllur për vizitorët nga data 23 deri më 26 shtator 2024.

Siç thuhet në njoftim, kjo masë është marrë për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e paqes.

Përfaqësuesit e Kishës kanë theksuar rëndësinë e qetësisë dhe sigurisë, duke theksuar se manastiri ka një rëndësi të veçantë për komunitetin fetar dhe kulturor.

“Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit njofton publikun se Manastiri i Shën Arqidhjakonit dhe Protomartirit Stefan në Banjskë do të jetë i mbyllur për vizitorët të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten (23-26 shtator) për arsye sigurie dhe për të siguruar ruajtjen e paqes, që aktualisht është me rëndësi të madhe për manastirin”, thuhet në njoftim.

Ky njoftim vjen një vit pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, ku mbeti i vrarë reshteri Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve të armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 individëve lidhur me këtë incident, duke përfshirë edhe Milan Radoiçiq.

Aktakuza i ngarkon shumicën e tyre për kryerje të terrorizmit dhe të veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika