Një vit nga trazirat në veri, Osmani: Mosndëshkimi i inkurajoi ta përsëritnin sulmin në Banjskë

"Autorët, të cilët ende vrapojnë të lirë nëpër Serbi dhe të mbrojtur nga regjimi i Vuçiqit, duhet të mbajnë përgjegjësi. Mosndëshkimi vetëm i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç tregohet qartë përmes aktit të agresionit të 24 shtatorit nga Serbia", ka deklaruar Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e njëvjetorit të sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it nga strukturat kriminale serbe gjatë protestave të Zveçanit, ka thënë se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi, të cilët, siç thotë ajo, ende vrapojnë të lirë nëpër Serbi, të mbrojtur nga regjimi i Vuçiqit.

Në një postim në rrjetin social “X”, Osmani ka thënë se mosndëshkimi i autorëve të këtij sulmi vetëm i ka inkuruajuar ata për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë.

“Autorët, të cilët ende vrapojnë të lirë nëpër Serbi dhe të mbrojtur nga regjimi i Vuçiqit, duhet të mbajnë përgjegjësi. Mosndëshkimi vetëm i ka inkurajuar ata t’i përsërisin sulmet, siç tregohet qartë përmes aktit të agresionit të 24 shtatorit nga Serbia”, ka shkruar Osmani.

Tutje e para e vendit ka thënë se ky ishte një sulm ndaj NATO-s, teksa ka përsëritur se mosndëshkimi duhet të marrë fund.

“Mosndëshkimi duhet të marrë fund! Të gjithë detyrohemi ndaj ushtarëve të rinj që humbën gjymtyrët dhe jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë, sepse ata vendosën jetën e tyre në vijën e paqes dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve”, ka vijuar Osmani.

Ndryshe, në veri, tensionet u rritën vitin e kaluar pasi policia e Kosovës asistoi që në ndërtesat komunale të hynin kryetarët e rinj shqiptarë.

Kjo u kundërshtua nga popullata vendase serbe, që nuk pranoi rezultatet e zgjedhjeve lokale të prillit, votime që i bojkotoi.

Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët u përleshën me KFOR-in dhe mbi 100 persona u plagosën nga të dyja palët.

Një vit prej kur Zveçanin e mori “flaka” e protestuesve serb

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika