Një vit pas propozimit, s’ka vullnet për zbatimin e planit franko-gjerman

Saktësisht një vit pasi plani franko-gjerman iu propozua Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, deklaratat se aty nuk është njohja formale dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës, sipas analistëve politikë janë e vërteta e përmbajtjes e jo paraqitjet për konsum të brendshëm politik. Megjithatë sipas tyre, marrëveshja praktikisht e njeh Pavarësinë e Kosovës ose të paktën i lejon të zhvillojë sovranitetin e saj, por që është vështirë e zbatueshme

Jo rrallë here mbeten sekret bisedat dhe propozimet që palët pranojnë brenda këtyre zyrave.

Kjo kishte ndodhur edhe me planin franko-gjerman, ekzistencën e të cilit pala kosovare e mohoi për disa muaj.

Megjithatë del se data e saktë se kur është propozuar ky plan ka qenë 9 shtatori i vitit të kaluar.

Kjo nënkuptohet nga një postim i kryeministrit në “Twitter”, përmes së cilit kërkon që Serbia të mos i ikë përgjegjësisë për zbatim.

Por në planin të cilin nuk e ka nënshkruar asnjëra palë por që janë pajtuar me përmbajtjen më 27 shkurt, sipas Zëvëndëskryeministrit nuk është njohja formale dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës.

Qëndrime të tilla si ky i Besnik Bislimit dhënë për gazetën serbe “Danas”, sipas analistëve janë e vërteta e planit e jo deklaratat për konsum të brendshëm politik.

“Prej idesë dhe qëllimeve për një marrëveshje e cila ke njohje reciproke, kemi pranuar një marrëveshje e cila praktikisht e njeh pavarësinë e Kosovës ose të paktën i lejon të zhvillojë sovranitetin e saj, politikën e jashtme të saj”, ka thënë Visar Xani, Analist politik.

Xani thotë marrëveshja e arritur në Ohër gjatë marsit të këtij vitit duhet të zbatohet e plotë sepse sekuencimi është strategji që vështirë se do të sjellë rezultate.

“Problemi më i madh tek marrëveshja e Ohrit është çështja e interpretimit. Ndryshe interpretohet nga Kosova, ndryshe interpretohet nga Serbia, dhe ndryshe interpretohet nga Bashkimi Evropian”, shtoi Xani.

Interpretimi është problem edhe kur vjen në pah qasja e ndërkombëtarëve në raport me Kosovën. Kështu nënkuptohet në një shkrim që Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI), njëri ndër institutet më prestigjioze që ka Italia për studimet e politikës së jashtme, ka publikuar rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

 “Pas dhunës kundër ushtrisë së KFOR-it në fund të majit, kur vendosja e kryetarëve shqiptarë në katër komunat e veriut të Kosovës shkaktoi reagimin serb, si Brukseli ashtu edhe Uashingtoni sanksionuan qeverinë kosovare, e shpallën fajtore për provokimin që çoi në përshkallëzim, një veprim i vendosur në mënyrë të pavarur pa informuar partnerët ndërkombëtarë. Kosovës fillimisht iu ndalua nga ushtrimet ushtarake Defender Europe 23 të udhëhequr nga SHBA-ja, më pas BE-ja ngriu disbursimin e fondeve derisa të angazhohet për de-përshkallëzimin. Në të njëjtën kohë, asnjë sanksion nuk u drejtua ndaj Serbisë, madje as kur dy javë pas trazirave në veri, policia arrestoi tre policë kosovarë në zonën kufitare mes dy vendeve.”, thuhet nga Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare – Itali.

Rreziqet e kësaj sjellje sipas institutit Italian e kanë pezulluar angazhimin diplomatik që filloi me iniciativën franko-gjermane në atë kohë, e cila më vonë rezultoi në Marrëveshjen e Ohrit dhe, si rrjedhojë, mbyll një sy ndaj qëndrimit të Serbisë në rajon, e cila synon krijimin e “botës serbe”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika