Një vjet pas ndalimit të importit nga Serbia, kreu i OEK-ut kërkon rishikimin e vendimit

Foto ilustrim: Kamionë të renditur në Merdare, pikë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës më 14 qershor 2023 ndaloi hyrjen e kamionëve me targa serbe dhe importin e mallrave me origjinë nga Serbia për arsye “sigurie”.

Kjo ishte përgjigje ndaj arrestimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Por, kreu i Odes Ekonomike të Kosovës(OEK) thotë se vendimi duhet rishikuar.

Sipas tij, në vend nuk ka pasur rrënje të importit dhe ngritje të eksportit, meqë mallrat serbe, jo që janë zëvendësuar me prodhime vendore, por me të tilla nga vendet tjera.

Vendimi për ndalimin e hyrjes së produkteve serbe në Kosovë, u morr për çështje sigurie një vit më parë, ndërkohë pësoi ndryshime duke lejuar hyrjen e disa produkteve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një intervistë për Radio Dukagjinin ka kërkuar që ky vendim të rishikohet.

Rafuna që është edhe udhëheqësi i Odave të Ballkanit Perëndimor, potencoi ankesat nga disa vende të BE-së se bizneset e tyre që prodhojnë në Serbi, po ankohen se kanë humbje.

Ndërkohë, Drejtori i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviq, tha sot  se vendimi për ndalimin e produkteve serbe në Kosovë, shkel të drejtat e njeriut dhe se ,sipas tij, dëmi direkt për Serbinë  është rreth 210 milionë euro, por ai real shumë më i madh.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika