Është shtënë me armë në drejtim të një veture në lëvizje, me ç’rast, viktima ka njoftuar Policinë e Kosovës.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se sipas viktimës i dyshuar i rastit mund të jetë një burrë, me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme.
“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 07.04.2023 – 23:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturë, në drejtim të tij është shtënë me armë nga një veturë në lëvizje. Sipas viktimës i dyshuar i rastit mund të jetë një mashkull kosovar me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme”, thuhet në raport.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa i dyshuari nuk është gjetur në shtëpinë e tij.
“Vetura e viktimës është goditur me katër predha si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja. I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur dhe të njëjtit i është lënë ftesë të paraqitet në stacion policor”, thuhet në raport.
Ngjarja ka ndodhur të premten e 7 prillit, para mesnatës në Prishtinë.