Një zjarr shpërthen në ndërtesën e Bursës së Vjetër në Kopenhagë

Zjarri përfshiu majën ikonë të ndërtesës, të cilës i’u rrëzua çatia, ndërtesa historike, e cila ndodhet ngjitur me parlamentin danez dhe kishte një majë të formuar nga bishtat e ndërthurur të katër dragonjve, ishte në rinovim kur shpërtheu zjarri

Bursa e Vjetër, në Kopenhagë, Danimarkë

Një zjarr ka shpërthyer në një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës.

Teksa tym i dendur ngrihej në qiell, ekuipazhet e urgjencës u panë duke nxituar drejt Bursës së Vjetër.

Zjarri përfshiu majën ikonë të ndërtesës, të cilës i’u rrëzua çatia.

Nuk pati raportime për të lënduar.

Imazhet që qarkulluan në mediat sociale treguan se vepra arti po hiqeshin nga ndërtesa.

Ndërtesa historike, e cila ndodhet ngjitur me parlamentin danez dhe kishte një majë të formuar nga bishtat e ndërthurur të katër dragonjve, ishte në rinovim kur shpërtheu zjarri./ Sky News.

Policia e Kopenhagës u kërkoi njerëzve që të shmangin drejtimin e automjeteve në pjesën e brendshme të qytetit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika