Megjithëse tema e sotme e “Debat Plus” u planifikua të ishte për vështirësit e Qeverisë Kurti përgjatë vjeshtës, analisti Ylli Hoxha vëmendjen e zhvendosi tek sindikalisti dhe njëherësh, Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari.
Gjersa pranoi se e kishte kritikuar përgjatë emisioneve të kaluara duke e quajtur si një bashkëpuntorë të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), gjë për të cilën ai nuk tërhiqet, këtë herë analisti Hoxha ka numëruar ato të cilat ai i konsideron suksese të Jasharit.
“Mendoj që ka korrur sukses se kërkesën për 100 euro e ka nxjerr për 50 euro për të gjithë sektorin publik, sukses i padiskutueshëm. E ka detyru qeverinë të ekzektuoj pagat. Për Rrahman Jashari dhe sindikata e arsimit kanë arritur sukses për të i duartrokitur si sindikalist. Ai ka hyrë në grevë dhe ka arritur ta mbaj atë”, ka thënë analisti Hoxha gjersa ka theksuar se burrnia më e madhe është të di të dal dhe tani do të ishte koha e duhur që ai të i marr të gjitha rezultatet e arritura parasysh.
Një gjë e tillë është kundërshtuar dukshëm nga Dibran Hoxha, përfaqësues nga ORCA dhe Astrit Gashi, analist.
“Parimisht, një sindikatë nuk duhet të ketë anime partiake dhe ai duhet të mbajë përgjegjësinë për atë që ka thënë”, ka thënë Hoxha, nga ORCA gjersa ka theksuar se nuk ishte një rastësi se Jasahri dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dolën me një deklaratë të njëjtë.
Për këtë të fundit është pajtuar analisti, Astrit Gashi i cili dukshëm ka kundërshtuar analistin Hoxha.
“Ti po gënjen”, i është drejtuar Ylli Gashit gjersa ka theksuar se asnjëri nga të pranshmit nuk mund ta dijë një gjë të tillë për siguri.
Polemikës së analistëve i ka dhënë një përgjigje vet kryetari Jashari.
Në një lidhje direkte në RTV Dukagjini, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nuk është njeri dhe pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ashtu siç është akuzuar.
“Përbesë nuk jam i PDK-së, por t’iu them të vërtetën gjatë angazhimeve të mia si kryetar, kam pasur takime me të gjithë kryeministrat, kam pasur përplasje më të gjithë, por shpreh respektin për të gjithë ata që kanë bërë diçka për anëtarësinë e SBASHK-ut”, ka deklaruar Jashari.
Greva në arsim ka filluar më 25 gusht. Sindikalistët po kërkojnë nga 100 euro shtesë derisa në zbatimin e Ligjit të Pagave.