Njëjtë si para shtatë vjetësh, kërkohet drejtësi për Astrit Deharin

Sot janë bërë shtatë vjet që kur në Qendrën e Paraburgimit në Prizëren u gjet I vdekur, aktivisti I Vetëvendosjes Astrit Dehari. Me rastin e përvjetorit, aktivitet të shumta janë mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje. Derisa në këtë ditë, zbardhjenë e rastit e ka kërkuar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Data pesë nëntor gjithmonë mbetet në mendjen e shumë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo pasi që u kishte ardh lajmi i kombshëm që njëri nga aktivistët e paraburgosur në Prizren kishte vdekur.

E nga ai moment, familja e Astrit Deharit, vazhdimisht kërkojnë drejtësi për vdekjen e birit të tyre.

Tashmë e shndërruar në ritual, sic do pesë nëntor këto shtatë vjet tek varri i të ndjerit për të kujtuar kontributin e tij shkojnë të gjithë, tash edhe krerët e institucioneve të Kosovës.

Mirëpo këtu vetëm kishte filluar aktiviteti në kujtim të Astritit.

Tek Qendra kryesore e Vetëvendosjes në Prishtinë akvistët e partisë tash në pushtet erdhën edhe për të dhuruar gjak.

Por para të gjithëve këtu erdhi Albin Kurti.

Edhe pse tash udhëheq me vendin thirrjen për të zbardhur rastin e Deharit e ka të njëjtë.

“Është e pafalshme që nga muaj në muaj dhe nga viti në vitë të vonohet e vertet dhe drejtësia për Astrit Deharin por do të thosha edhe për shumë vrasje që kanë ndodh në vendin tonë. Është përmirsuar shumë demokracia e liria e sundimi I ligjit por nuk mund të themi se në Kosovë e kemi ne plotë kuptimin e  fjalës shtetin e së drejtës përderisa këto krime dhe padrejtësi nuk ndriqohenë dhe nuk vendosët ndëshkimi për ata që janë përgjegjës”, ka deklaruar kryeministi i Kosovës, Albin Kurti.

E pas Kurtit këtu erdhën edhe shumë bashkëaktivist të tjerë të të ndjerit, Astrit Deharit

“Astriti ka qenë shoku i jonë, unë e kom njoftë si aktivistë të SKV-së, nuk o’ që kam pas raporte të aferta, por cdoherë e kom pa t’u organizu dhe gjithmonë e kemi pas shembull se si duhet të behmi edhe ne”, ka thënë Berita Abazi.

“Është hera e tret që po dhurojë gjakë, për nderë të Astrit Deharit por edhe për m’i nihmu personat që kanë nëvojë për gjakë”, ka thënë Muhamet Tërnava.

Me 5 nëntor të vitit 2016, Astrit Dehari, u gjend i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ai ishte arrestuar me 30 gushtë të po atij viti nga Policia e Kosovës se bashku edhe me pesë aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes, nën dyshimin se kishin sulmuar me granatë dore Kuvendin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika