Njëmbëdhjetë të vdekur pas zjarrit në një shtëpi pushimi në Francë

Numri i viktimave nga zjarri në një shtëpi pushimi në Francë është rritur. Arsyejet e këtij shpërthimi nuk dihen akoma

Ka arritur në njëmbëdhjetë numri i trupave të gjetur pas shpërthimit të një zjarri në një shtëpi pushimi që pret njerëz me aftësi të kufizuara në Francën lindore.

Gati 80 zjarrfikës u dërguan në flakët në La Forge pasi shërbimet e urgjencës u alarmuan në orën 06:30 me orën lokale të mërkurën. Ende nuk dihen shkaqet e tij.

Shtatëmbëdhjetë persona u evakuuan nga ndërtesa, me të paktën një person të dërguar në spital.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se mendimet e tij ishin me viktimat dhe familjet e tyre dhe falënderoi shërbimet e urgjencës për reagimin ndaj “tragjedisë”.

Fillimisht, shërbimet e urgjencës konfirmuan se nëntë persona kishin vdekur, ndërsa kërkimet për trupat e dy personave të zhdukur vazhduan.

Në pasdite, zëvendësprokurorja për Colmar Nathalie Kielwasser konfirmoi se numri i të vdekurve ishte rritur në 11.

“Ne e dimë se ndodhi në katin e dytë”, tha ajo për Reuters. “Njerëzit në katin e dytë e kanë pasur të vështirë të arratisen dhe aty janë gjetur kufomat. Një gjë tjetër që është e sigurt është se fatkeqësisht për momentin nuk mund të dëgjojmë nga asnjë dëshmitar, kështu që nuk i dimë saktësisht arsyet pse njerëzit u bllokuan nga flakët”.

Zjarri shpërtheu pranë Wintzenheim, afër kufirit gjerman dhe rreth 70 km në jug të qytetit të Strasburgut.

Ndërtesa po përdorej nga dy grupe të rriturish nga dy bamirësi të veçanta që ndihmonin njerëzit me aftësi të kufizuara, tha qeveria lokale për rajonin Haut-Rhin.

Katër makina zjarrfikëse dhe 76 zjarrfikës u dërguan për të shuar flakët. Ai u vu shpejt nën kontroll, pavarësisht forcës së zjarrit, shtohet në deklaratë.

Dronët u përdorën për t’i vëzhguar rrënojat e ndërtesës së djegur, ndërsa qentë u përdorën gjithashtu si pjesë e përpjekjes së kërkimit.

Fotografitë e publikuara në mediat lokale treguan se ndërtesa pjesërisht prej druri në La Forge ishte pothuajse tërësisht e djegur herët në mëngjes.

Ndërtesa ishte një hambar i vjetër i kthyer në një shtëpi pushimi trekatëshe. Zjarrfikësit thanë se dy të tretat e ndërtesës ishte në flakë përpara se të arrinin ta vendosnin nën kontroll./BBC

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika