Njëra nga familjet e dorasëve kërkoi të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Lulzim Fejzullahut

Në varrimin e Lulzim Fejzullahut ka kërkuar njëra nga familjet e dorasit të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të ndjerit

Pas vrasjes së Lulzim Fejzullahut, njëra nga familjet e dorasit ka kërkuar që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të ndjerit.

Por, Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, thotë se nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

“Nga njëra familje ka pasur kërkesë për të marrë pjesë. Më ka ardhur aq rëndë sa s’kam mundur të them po. Ndoshta kam bërë keq, kështu kam vepruar. Jam në telashe të mija, mos më nguc nuk mundem të të shoh. Ma ke mbytur edhe po të vi në varrim, nuk ma kapke logjika. Nuk më hiqet nga koka. Ndodhin rastet edhe në komunikacion, e ka shkelë e ka vra, po të ishte i imi aty për aty ia kisha falë se ndodh, është i vëllaut, është jetim, ta bëjë pa i bërë asgjë, kjo është vrasje dy herë edhe me torturë duke i dalë shpirti dalëngadalë, shumë rëndë”, thotë ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ai ka njoftuar se pas vrasjes së nipit të tij, në shtëpi i kanë shkuar familjarë të sulmuesve.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, xhaxhai i të ndjerit kërkon drejtësi nga organet përkatëse.

“Në momentin kur janë rrokë te berberi, aty kishte qenë edhe një polic. E kam pyetur a ka reaguar, më ka thënë nuk ka reaguar. Gjyshi i njërit prej tyre më ka ardhur pas 2 dite në shtëpi, a më pranon, i kam thënë po se shqiptarë jemi. Të rinjtë tha nuk po din, edhe i joni tha është i therur. I thashë nuk është e vërtetë, nuk është bash qashtu, faktet tregojnë krejt tjetër gjë. Kur i ka parë kamerat, atëherë u bind. Më tha me pas ditë, nuk kisha ardhë”.

“Tjetri babai i sulmuesit ma ka dërguar një njeri tjetër, ka thënë nëse ka nevojë me dërgu jashtë shtetit për ta mjekuar, e dërgojmë me harxhimet e mia. I kam thënë faleminderit nuk kam nevojë, ma ke mbytur po ta shnoshi, s’kam nevojë. Nga shteti kërkoj drejtësi, kanë gjetur thika apo jo, nipi i ndjerë nuk flet. Unë nuk e di e kujt ka qenë. Djali nuk ka qenë problem. Kush e ka njohur fjalë të keqe për të nuk ka”, tha ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika