Njëra nga marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit, heqja e vizave mes Kosovës dhe Bosnjës

Ministrja gjermane e Punëve të jashtme, Annalena Baerbock, ka njoftuar se 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor do të kënë lëvizjë të lirë pa regjim të vizave në mes vete, njohjen e diplomave universitare, dhe njohjen e kualifikimeve profesionale

Mbledhja e ministrave të Jashtëm në Berlin

Ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord në Berlin për lëvizjen e lirë me letërnjoftime mes shtetasve të rajonit, njohjen e diplomave universitare, dhe njohjen e kualifikimeve profesionale.

Këto i bëri të ditur ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock.

“Në këtë kohë, kur ndonjëherë rrezikon të humbasësh shpresën, sot ishte një ditë e bashkimit: Ballkani Perëndimor po afrohet më shumë së bashku. Të gjashtë vendet kanë rënë dakord për marrëveshje qendrore – kjo mund të duket e vogël, por është një hap gjigant”, ka shkruar Baerbock në Twitter.

Ajo shtoi se “Njerëzit atje tani do të kalojnë kufijtë e vendeve të tyre pa viza. Universitetet njohin reciprokisht diplomat e tyre, punëdhënësit njohin reciprokisht kualifikimet e tyre. Ne punuam për të, për një kohë të gjatë, tejkaluam përçarje të thella dhe bashkuam vendet”.

Ndërkaq ajo tha se ka investime edhe në organizata rinore rajonale.

“Ne nuk kemi investuar vetëm në infrastrukturë, por edhe në organizata rinore rajonale që bashkojnë njerëzit. Mes tyre Adi, Azra, Isidora, Jakša, Sarah & Shyret. Ata janë një shembull i faktit se gjoja të tjerët nuk janë kundërshtarë, por mund të bëhen miq”, ka shtuar Baerbock.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika