Njerëzit më të vjetër në botë

Njerëzit më të vjetër në botë që kanë jetuar dhe që aktualisht po jetojnë, sipas Guiness, përfshihen mes viteve 1875-1915

Rekordet Botërore Guiness, përveç rekordeve të shumta që regjistrohen, janë edhe disa rekorde që kanë arritur disa të moshuar, të cilët jetojnë aktualisht por edhe disa që kanë jetuar përgjatë viteve 1875-1915.

Në Rekordet Botërore Guiness, përfshihet edhe historia e Harry Bidwell, personi më i vjetër që u divorcua në moshën 101-vjeçare, në vitin 1960.

Personi më i vjetër femër ishte Jeanne Louise Calment, e cila ka lindur më 21 shkurt 1875 në Arles të Francës, dhe vdiq në moshën 122-vjeçare.

Kur Jeanne Louise u pyet në ditëlindjen e saj të 120-të se çfarë pret nga jeta, ajo u përgjigj “Pres një të shkurtër”, transmeton “guinessworldrecords”.

E lindur më 21 shkurt 1875, Louise ka përjetuar luftërat botërore, gripin spanjoll dhe madje u takua me Vincent Van Gogh në vitin 1888.

Duke u dukur i gërvishur dhe me erë alkooli, Van Gogh bleu lapsa tek dyqani i baballarëve të Louise dhe vazhdoi të piktoronte lulediellin e tij të famshëm në Arles.

Duke u shfaqur në filmin “Vincent and Me” në moshën 114-vjeçare, Jeanne është edhe aktorja më e vjetër.

Ilustrim

Personi më i vjetër që është akoma gjallë është Kane Tanaka në Japoni, e cili ka lindur më 2 janar 1903. Ajo është personi më i vjetër femër, që po jeton aktualisht, dhe kjo është e verifikuar më 12 shkurt 2021. Ajo festoi ditëlindjen e saj në shtëpinë e të moshuarve Fukuoka.

Ndërsa, çifti më i vjetër që janë martuar më 7 shkurt 1941, janë Julio Cezar Tapia i lindur në Ekuador më 10 mars 1910 dhe Waldramina Maclovia Quinteros Reyes e lindur në Ekuador më 18 tetor 1915. 110-vjeçari dhe 104-vjeçarja janë të martuar për më shumë se 79 vjet.

Ilustrim

Ky çift ka thënë se “Uniteti familjar nën rregullat e dashurisë, respektit të ndërsjelltë, punës së ndershme dhe edukimit të duhur bazuar në vlera familjare është çelësi i bashkejtesës së suksesshme”.

Të fundit nga rubrika