Njëri me 10 e tjetri 9 vjet burgim dënohen të miturit për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj dy të miturve për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva,  Lulzim Fejzullahu, më 14 janar.

Dy të miturit janë dënuar me 19 vite burgim së bashku, ku njëri prej tyre është dënuar me 10 vjet kurse tjetri me 9.

Familja Fejzullahu dhe avokati i tyre kanë bërë të ditur se do ta apelojnë këtë vendim.

“Njëri prej tyre është dënuar apo i është shqiptuar masa e burgimit për të mitur me kohëzgjatje prej 10 viteve. Ndërsa tjetri në kohëzgjatje prej 9 viteve. Gjykata ka konsideru që kjo seancë duhet të jetë sipas saj e tipit të mbyllur atëherë ne vetëm mundemi sipërfaqësisht vetëm ajo që është e lejuar të themi”, është shprehur avokati. Tomë Gashi pas seancës.

Kujtojmë se Lulzim Fejzullahu u godit me veturë e më pas u rrah brutalisht, në Podujevë, kurse, pas gjashtë ditësh, vdiq në QKUK.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika