Njëri nga të plagosurit në Pejë është pjesëtar i FSK-së

Një nga të plagosurit nga të shtënat mbrëmë me armë në Pejë, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Ilustrim

Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë në Pejë, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka njoftuar për portalin Dukagjini, Ibrahim Shala, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Personi me inicialet J.B, që u plagos mbrëmë në Pejë, është pjesëtar i FSK-së”, tha ai.

Ndryshe, tashmë është arrestuar Agron Gashi, me nofkën “Gon Ozdrimi”, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë.

Këtë për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Pas një punë intenzive dhe një punë të plotë me krimet e rënda, personi i dyshuar është lokalizuar dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës. Dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, tha ai.

Edhe policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika