Njëri nga të plagosurit në Skenderaj në gjendje të rëndë, i amputohet pjesa e nëngjurit të këmbës

Nga QKUK-ja kanë bërë të ditur se njëri nga të plagosurit në Skenderaj është në gjendje më të rëndë, dhe për këtë arsye është dashur t'i amputohet pjesa e nëngjurit të këmbës së djathtë, kurse dy të plagosurit e tjerë kanë lëndime më pak serioze dhe janë jashtë rrezikut për jetë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Shaqir Uka, shef i repartit të Intensivës në QKUK, ka bërë të ditur se njëri nga të plagosurit në incidentin në Runik të Skenderajt është në gjendje më të rëndë nga lëndimi që ka marrë nga arma e zjarrit në regjionin e gjurit, dhe për këtë arsye gjatë një intervenimi kirurgjik është dashur t’i amputohet pjesa e nëngjurit të këmbës së djathtë.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Uka ka thënë se i plagosuri është duke marrë tretmanin e mëtutjeshëm mjekësor, pasi ka humbur shumë gjak dhe janë duke tentuar që t’ia stabilizojnë gjendjen.

“Lëndimi me armë zjarri që ka ndodhur në Skenderaj, tre janë sjellur në QKUK. Njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë me një lëndim me armë zjarri në regjionin e nëngjurit, në këmbën e djathtë. Ka qenë lëndim shumë i madh i kockave, i muskujve, i enëve të gjakut. Dhe kjo ka qenë arsyetim për intervenim kirugjik . Në bazë të ekzaminimit që është bërë dhe gjatë intervenimit kirugjik është parë që pjesa e nëngjurit të këmbës të djathtë, është dashur të amputohet si shkak i dëmtimeve të paripaurueshme. Tash jemi në fazën kur tentojmë ta bëjmë stabilizimin e gjendjes së përgjithshme të tij sepse pacienti ka humbur shumë gjak. Për të tjerët, si duket lëndimet janë më pak serioze. Kanë vazhduar të pranojnë tretmane mjekësore”, ka thënë Uka.

Ndërsa, për gjendjen e dy të plagosurve të tjerë, drejtori i klinikës së Ortopedisë në QKUK, Gani Jashanica, për Portalin Dukagjini  ka thënë se janë duke i trajtuar, pasi njëri ka lëndime në pjesën e gjurit dhe shputës, ndërsa tjetri në pjesën e shputës.

“Kanë ardhë për tretman mjekësor. Jemi duke pritur ti trajtojmë, njëri ka lëndime në pjesën e gjurit dhe shputës, tjetri ka lëndime në pjesën e shputës. Janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Jashanica.

Ndryshe, të enjten, Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka mbetur i vrarë në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pas mesnatës të së mërkurës.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Siç ka njoftuar Zahiti, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Nga hetimet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri, kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika