“Njëri pllakë antiplumb e tjetri skulpturë të një dege ulliri”, Papa e Zelenskyy shkëmbyen dhurata

Papa Françesku i dhuroi presidentit ukrainas një degë ulliri nga bronzi, që përfaqëson një simbol të paqes. Nga ana e tij, Zelenskyy i dhuroi një vepër arti të punuar nga një pllakë antiplumb

Papa Françesku pret Volodymir Zelensky në Vatikan

Papa Françesku i ka thënë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky-it, se vazhdimisht po lutet për paqe pasi të dy u takuan privatisht në Vatikan, gjatë pasdites të së shtunës.

Në takim i cili zgjati rreth 40 minuta siç raporton “Vatican News”, Paka ka theksuar nevojën urgjente për të ndihmuar “viktimat më të brishtë, viktimat e pafajshme” të pushtimit në shkallë të plotë të nisur nga Rusia vitin e kaluar.

Ndërsa, Papa Françesku i dhuroi presidentit ukrainas një degë ulliri nga bronzi, që përfaqëson simbolizon paqe. Ai gjithashtu i dhuroi atij Dokumentin e vitit 2019 mbi Vëllazërinë Njerëzore për Paqen në Botë dhe të Jetësuar së bashku.

Nga ana e tij, Zelenskyy i dhuroi një vepër arti të punuar nga një pllakë antiplumb dhe një pikturë të titulluar “Humbje” mbi vrasjen e fëmijëve gjatë konfliktit.

Gjithashtu, Zelensky u takua më herët me kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila e siguroi atë për mbështetjen e Romës për Ukrainën e bashkuar.

Papa Françesku i dhuroi presidentit ukrainas një degë ulliri nga bronzi, që përfaqëson një simbol të paqes

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika