Njeriu që pritet të marrë udhëheqjen e NATO-s, me përshëndetje të ngrohtë për presidenten Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Mark Rutten, kryeministër i Holandës, i cili po ashtu pritet që shumë shpejt të marrë udhëheqjen e NATO-s.

Takimi është zhvilluar në kuadër të Samitit për Paqe në Ukrainë, i cili u mbajt në Zvicër ditë më parë, ndërsa pamjet janë shpërndarë nga stafi i Presidencës.

Takimi në mes të Osmanit dhe Ruttes nis me një përshëndetje shumë të ngrohtë, ndërsa ky i thotë presidentes, “unë gjithmonë jam aty ju jeni edhe ju”, duke treguar kështu përkrahjen për Kosovën.

Kujtojmë se presidentja Osmani ka takuar në shumë raste kryeministrin Rutte në kuadër të samiteve ndërkombëtare, përderisa gjatë vitit të kaluar ai edhe e ka vizituar Kosovën.

Në takimin që kishte me Rutten dy ditë më herët, presidentja theksoi se kishte diskutime gjithnjë përmbajtësore me kryeministrin holandez, “në të mirën e popullit të Kosovës dhe të së ardhmes euroatlantike të saj”.

Siç kanë raportuar mediet ndërkombëtare, Rutte pritet që ta marrë udhëheqjen e NATO-s si i preferuari i shtetit kryesor në NATO, ShBA, ndërsa mbështetje ka marrë edhe nga shumë shtete evropiane.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika