Në mesin e shumë pozitave që janë me ushtrues detyre, tash e më shumë se 1 vit, edhe Njësia e Intelegjencës financiare, në kuadër të Ministrisë së Financave, është në të njëjtën situatë.
Që nga shkarkimi i Dardan Nuhiut, nga kjo pozitë, pas publikimit të disa incizimeve, në gusht të vitit 2021, kjo njësi operon pa drejtor.
Një konkurs i hapur në vitin e kaluar, ishte anualuar pasi, asnjë nga kandidatët nuk kishte arritur të plotësonte të gjitha kriteret e parapara.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, shkurt ka thënë se së shpejti ky mekanizëm i rëndësishme i shtetit do të ketë drejtor, dhe beson që s’do përsëritet e njëjta situatë.
“Besoj që shumë shpejtë, konkursi është…besoj që po”, ka thënë Hekuran Murati – Ministër i Financave.
Për rëndësinë e kësaj njësie flasin nga shoqëria civile, të cilët thonë se kjo pozitë duhet të ketë udhëheqës me mandat të plotë.
“Njësia për Intelegjencë financiare merret me rastet e publikimit të të dhënave për shpërlarje të parave, pra është një institucion mjaftë i rëndësishëm, dhe në raste të tilla dhe raste të tjera ku institucionet udhëheqen nga ushtrues të detyrës, është pak problematike që të shkojë mënyra në mënyrën e duhur për atë arsye kërkohet, që të zgjidhet sa më shpejtë drejtori dhe kjo agjenci të funksionojë me një drejtor i cili ka mandat të plotë”, ka deklaruar Lavdim Makshana – IKD.
Por, nuk është vetëm pozita e drejtorit në këtë njësi me ushtrues detyre, pasi që edhe disa antarë të bordit mbikqyrës janë të tillë. Kreyetar i bordit, është ministri i Finanacave, derisa aty janë edhe kryeporkurori i Kosovës e drejtori i Policisë, pozita këto që janë aktualisht me ushtrues detyre.
Përvec tyre, në bordin mbikqyrës, janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Drejtori i Administratës Tatimore, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.