Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione në rajonin e Gjakovës.
Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili nuk ka dhënë ndonjë detaj.
“Ne kemi marrë një kërkesë nga departamenti i Krimeve Ekonomike për t’i mbështetur autoritetet norvegjeze, detaje të tjera nuk mund të japim. Rasti është duke u zhvilluar”, ka thënë ai.