Njësitet e KFOR-it monitorojnë gjendjen në Veri të Mitrovicës

Për shkak të tensionimit të situatës në Veri të Mitrovicës, në terren kanë dalë edhe njësitet e KFORI-it.

Një njësit i tyre është parë 5 km larg komunës së Zveçanit dhe fshatit Rudarë, ku është e vendosur një barikadë nga qytetarët serbë të asaj pjese.

Gazetarët e Rtv Dukagjinit, të cilët janë në vend të ngjarjes kanë bërë të ditur se ky njësit i KFOR-it, ka qëndruar aty më pak se dy minuta për të vazhduar pastaj në drejtim të Leposaviqit/Zveçanit aty ku ndodhet barikada.

Ndërkaq, pas raportimeve të disa mediave se ka policë të Kosovës që janë lënduar nga shkrepja me armë zjarri, Policia e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar, se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Ndërkaq, për Protalin Dukagjini, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se gjendja në Veri është e qetë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika