Njësiti i trafikut në Prizren nis zbatimin e rekomandimeve të IKP-së

Vënia në praktikë e shtatë rekomandimeve të IPK-së veçse ka nisur në qytetin e Prizrenit. Pjesëtarët e njësitit të trafikut rrugor kanë nisur që të mbajnë shënime ende më të detajuara e të njëjtat, të kalojnë në një hierarki kontrollesh

Ndonëse nuk është vështirë të kuptohet që qarkullimi i veturës së tij nuk i përmbush kushtet për të qenë pjesë e trafikut, ai këtë po e bënte lirshëm deri në momentin kur në Lubovicë, u ndalë nga zyrtari policor.

Për një sërë mosrespektim të rregullave, shoferit i shqiptohet gjoba prej 50 euro.

Për raste të kësaj natyre e enkas për aksidentet e edhe veprimet që të njëjtat të shmangen, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar shtatë veprime.

E prej disa prej tyre, Njësiti për Trafikun Rrugor në Prizren veçse ka nisur t’i praktikojë.

”Nga të gjithë, lëndët do të kontrollohen dhe do të kthehen në rast se kanë mangësi, ashtu që lënda të jetë e kompletuar. Më të lehtë nuk e ka bërë sepse kërkohet angazhim shtesë në kompletimin e lëndës kurse ky angazhim do rrit nivelin e profesionalizmit dhe performancës”, ka thënë Arben Elshani, Komandant i Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor në Prizren.

IPK ka rekomanduar dhe trajnimet specifike, për të cilat Elshani thotë se kjo do tw ngrit nivelin e profesionalizmit.

Pjesa më e madhe e tyre kanë nisur zbatimin e për rekomandimet e tjera, njësiti nuk i ka në dorë.

”S’mund të them se jemi keq me fuqi punëtore se po ia dalim mbanë në çdo rast. Rekomandimi i IPK-së i pari që e ka bërë është plotësimi i fuqisë punëtore. Sipas raportit, jemi minus tre. Si numër fizik është i madh mirëpo na ia dalim ta mbulojmë. Presim që në tre mujorshin e parë, të kompletohemi me fuqi punëtore”, ka thënë Arben Elshani, Komandant i Njësitit Rajonal të trafikut Rrugor në Prizren.

Në evitimin e aksidenteve, ky njësit po kryen kontrolle rutinë për plotësimin e kushteve nga shoferët.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika