Njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, të martën e 21 marsit, ka bërë tërheqjen e një mjeti të dyshuar në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit.
Rasti ishte raportuar nga një person, i cili kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer në një skaj të rrugës.
Tërheqja e mjetit ka kaluar pa incidente thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë, skaj të rrugës, kishte vërejtur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësit relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raport.