Puna, agresiviteti, goditjet e fuqishme e veçojnë nga të tjerët.
Angazhimi i tij në fushën e blertë është i pashoq.
Bëhet fjalë për Lorik Sadikun, mesfushorin defensivë të Ferizajt.
20-vjeçari konsiderohet si një nga më të mirët e gjeneratës së tij në këtë pozitë.
Paraqitjet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme në stinorin vjeshtor me fanellën e Ferizajt U21.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që ka filluar të grumbullohet me ekipin e parë dhe shumë shpejtë pritet edhe debutimi i tij në Superligën e Kosovës.
Sadiku në një intervistë për TV Dukagjini ka folur për hapat e parë të karrierës, dëshirën e madhe për të luajtur në kombëtaren e Kosovës e shumëçka tjetër.
Ai para se të kalonte Ferizaj, ka qenë pjesë edhe e disa ekipeve gjermane dhe greke.