Njoftim nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar se, gjatë ditës së diel të 14 gushtit, disa lagje të Prishtinës do të mbetin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, të dielën e 14 gushtit, do të kryejë disa punime teknike në gypin magjistral të çelikut DN 300 mm Badovc – Prishtinë.

Për shkak të këtyre punimeve, gjatë ditës do të ndalet furnizimi me ujë të pijshëm.

Lagjet që nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm janë: Graçanica me fshatrat Hajvali, Veternik, Mati 1 dhe Bregu i Diellit.

Sipas njoftimit, ujë nuk do të ketë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ndër të tjerash, përmes postimit në rrjetin social Facebook, Kompania ka thënë që në momentin që uji do të fillojë të lëshohet, kërkohet nga qytetarët që duhet ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta në mënyrë që të bëhet shpërlarja e linjës dhe që uji të dalë i pastër.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika