Njohësi gjeopolitik për zgjedhjet në Amerikë: Garë fasionuese, epokëbërëse ku përcaktohet rregulli i ri i rendit botëror

Njohësi i çështjeve gjeopolitike, Emanuel Bajra për zgjedhjet presidenciale që tashmë kanë filluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës [SHBA] ka thënë se është “fasionuese, interesante dhe historike” pasi që do të përcaktohet një rregull i ri i rendit botëror gjithandej.

Bajra në “Rreth e Rrotull” theksoi se fitues nuk mund të dihet qartësisht, pasi në momentet e fundit është vërejtur mbështetja nga gratë siç njihen “të bardha” ndaj kandidates nënpresidentes demokrate, Kamala Harris. Por që në aspektin ekonomik dhe të emigracionit, ish-presidentit republikan, Donald Trump dominon.

“Një garë fasionuese. Epokë bërëse. Dhe historike. Para 25 vite, kur krahasoj kontekstin Agor  dhe Xhoxh Bush.  Vetëm 580 vota diferencë. Mund të kemi situate të tillë. Shifrat janë të ngjajshme. Tregjet e kanë  kalkuluar një fitore të Donald Trump. Tregjeve iu ka mbetur pëlqimi prej 2016-17, ku  SNP-ja hypi shumë lart. Dhe shumë u pasuruan. Pritjet janë të tilla, ku stogjet do të rriten nëse Trump fiton.  SHBA-t1% përballen me shumë sifda, duke filluar nga lufta me inflacionin, por mbi të gjitha emigracioni do të përcaktojë saktë rezultatet në SHBA. Trump mund të fitojë, me këto dy pika kryesore. Ndërsa demografikisht, grate e bardha janë duke votuar më shumë në kontekstin e pare të hapur në Wermont. Pjesëmarrje më e madhe e grave të bardha karshi Harris. Është fasionuese, interesante dhe historike ku do të përcaktohet një rregull I ri të rendit botëror gjithandej” shtoi Bajra.

Ardian Kraja, gazetar nga SHBA shpreson që kushdo që fiton mes Trump-Harris, të jetë kandidat që fokusohet më së shumti tek ekonomia e Amerikës pasi që klasat e mesme po humbasin dhe ekonomia amerikane nuk është ashtu siç mendohet

“Një ditë e bukur dhe me plotë shpresë. Votimet happen në ora07:00 dhe do mbyllen në 19:00. Interesimi mediatik është I madh. Situata është shumë e nxehtë dhe konfliktuoze. Shpresojmë të fitojë më I miri. E kanë polarizuar një fije shoqërinë këtu në Amerikë. Shpresoj që kandidati që do fiton, të jetë kandidatii që fokusohet tek ekonomia, pasi që nuk ka qenë Amerika ashtu siç e mendojnë. Klasat e mesit po humbasin shumë”, theksoi Kraja.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika