Njohësi i sigurisë për situatën në Veri: Jemi duke u rikthyer në ‘Status Quo’ të vitit 2008

Sipas, njohësit të sigurisë, Drizan Shala, Beogradi është duke luajtur me kartën e fundit për ta penguar jetësimin e planit franko-gjerman

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala

 





Njohësi i sigurisë, Drizan Shala, për situatën e krijuar në Veri të Kosovës pas bojkotimit të institucioneve të Kosovës, nga ana e serbëve lokal në katër komunat veriore ka thënë se jemi duke u rikthyer në kohë.

Shala në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se situata e ngjashme me këtë ishte edhe ajo e vitit 2008, kur Kosova e kishte shpallur pavarësinë e saj.

“Çështja është se jemi duke u rikthyer në ‘Status Quo’ të vitit 2008”, ka vlerësuar Shala.

Sipas tij, Beogradi është duke luajtur me kartën e fundit për ta penguar jetësimin e planit franko-gjerman.

Më tej ai ka thënë se ekziston rreziku nga një konflikt i vogël nga grupet kriminale serbe të dirigjuara nga Beogradi në veriut të Kosovës.

“Veriu i Kosovës është duke u kthyer në anarki nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka përfunduar mes tjerash ai.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika