Njohja e parë dhe e vetme në pesë vjet, vlerësohet se s’është punë e MPJD-së

Njohja nga Kenia, e para pas asaj nga Izraeli më 2020, është po ashtu e vetmja në mandatin e qeverisë aktuale. Megjithatë, kjo njohje që buroi nga angazhimi direkt i ish-presidentit dhe ish-ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, vlerësohet e tejet e rëndësishme për shkak të ndikimit të Kenisë në Afrikën Lindore dhe më gjerë, si dhe përpjekjeve të Serbisë për bllokadë.

Vallëzimi dhe takimet e Tamara Vuçiq, zonjës së parë të Serbisë, krahas një donacioni gjashtë shifror për të prekurit nga përmbytjet në Keni nuk rezultuan të mjaftueshme në përpjekjet për ndaljen e njohjes së Kosovës.

Megjithatë, për këtë sukses meritat nuk i shkuan as Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në zyrën e Presidentit i Kenisë, Ëilliam Ruto, dekretin e pranoi fizikisht ish-presidenti Behgjet Pacollli – i cili dha lajmin.

Fakti se njohja e parë, dhe e vetme, në këtë mandat të Qeverisë Kurti, në vlerësimin e Emir Abrashit nga Demokracia Plus, është tregues se ata nuk kanë bërë mjaftueshëm.

“Në vitin 2019 pati sjellë në Kosovë, asokohe zëvendës presidentin Ruto i cili tani është president i Kenias, bashkë me familjen e tij dhe patën qëndruar gati një javë. Dhe, qysh atëherë kultivohet një raport që dje kulmoi me njohjen nga Kenia. Kjo tregon se diplomacia është maratonë dhe jo sprint dhe ky është keqkuptimi që kjo qeveria e ka pasur në diplomaci. Kanë menduar se me marrjen e mandatit mund të zhbëjnë gjithçka që është bërë deri tani, e të nisin nga fillimi”, ka thënë Abrashi.

Krahas vlerësimit se njohja ka rëndësi të madhe, mungesën e rezultateve nga Qeveria e përmendi edhe opinionisti Bekim Kabashi.

“Kjo tregon që qasja e kësaj qeverie është e gabuar në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare. Marrëdhëniet ndërkombëtare janë raport i interesit të shteteve, ndërsa kjo qeveri nuk e ka ndjekë këtë linjë të bërjes politikë, të bërjes diplomaci dhe rezultatet shihen – nuk kemi asnjë njohje që Qeveria ka mbërri me ia sjellë shtetit”, ka thënë Kabashi.

Në vlerësimin e Abrashit, një angazhim i mirëfilltë diplomatik mbi ndikimin që mund të ketë Kenia mund t’i hapë Kosovës rrugë për njohje të reja në Afrikë.

Njohja nga Kenia është e 118-ta për shtetin e Kosovës.

Të enjten, MPJD-ja nuk tregoi nëse ka angazhim direkt ose nëse presin njohje të reja këtë vit.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika