Njohja nga Sudani, Pacolli: Njohja nga Kenia nisi një valë të re përkrahjeje për Kosovën

Ish presidenti dhe ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Sudani, duke e cilësuar këtë zhvillim si një lajm jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo njohje vjen si vazhdimësi e një vale të re mbështetjeje për Kosovën, e cila u nxit nga njohja e fundit nga Kenia – një prej shteteve më të fuqishme në kontinentin afrikan.

“Ashtu siç e paralajmëruam, njohja nga Kenia si një nga shtetet më të fuqishme në kontinentin afrikan, nxit një valë njohjesh për vendin tonë. Njohja nga Sudani është lajm fantastik. Urime Kosovë!”, ka shkruar Pacolli.

Tutje Pacolli ka përgëzuar Presidenten Vjosa Osmani, për angazhimin dhe punën e saj në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia, ku po zhvillon takime të ndryshime.

“E përgëzoj edhe Presidenten Osmani për punën e saj që po zhvillon në Antalia. Urime Kosovë!”, ka shkruar Pacolli.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika