Njohja zyrtare e avokatëve të Kosovës nga Gjermania, Rohde: Një hap i rëndësishëm përpara

Me anë të një postimi në Twitter, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se njohja e avokatëve kosovarë nga Gjermania është një hap që do të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe jo vetëm

Jorn Rhode, Amabsador i Gjermanisë në Kosovë

Si “një hap i rëndësishëm përpara” është cilësuar njohja e regjistrimit të avokatëve nga Kosova në Gjermani nga ana e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Me anë të një postimi në Twitter, Rohde ka deklaruar se një hap i tillë do të rrisë bashkëpunimin në mes dy vendeve.

“Zhvillim emocionues! Avokatët kosovarë tani mund të regjistrohen pranë shoqatave të avokatëve gjerman. Ky hap premton të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe të përmirësojë ekzekutimin e projektit ndërkufitar gjermano-kosovar. Një hap i rëndësishëm përpara!”, ka shkruar Rohde.

 

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, kishte njoftuar se avokatët nga Republika e Kosovës tashmë njihen zyrtarisht edhe nga Gjermania.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika