Nkunku vulos marrëveshjen me Chelsean

Chelsea ka kompletuar nënshkrimin e sulmuesit të Leipzig, Christopher Nkunku, i cili zyrtarisht i bashkohet Bluve në korrik të vitit 2023

Ilustrim

Lojtari, Christopher Nkunku, të shtunën e 17 dhjetorit, ka nënshkruar marrëveshjen për t’u bashkuar me ekipin e Chelsea. Ndërkaq, ai zyrtarisht u bashkohet Bluve në korrik të vitit 2023.

Nkunku ndryshe njihet edhe si ylli i RB Leipzig, i cili ka realizuar 20 gola dhe 15 asistime në sezonin e kaluar në Bundesligë.

Nkunku kishte një shumë prej 53 milionë funta në kontratën e tij në Leipzig, por Fabrizio Romano ka raportuar se Chelsea e ka paguar rreth 10 milionë funte më shumë se kaq.

Ndryshe, Chelsea është në një krizë, pasi Armando Broja është përjashtuar deri në fund të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika