NLB Banka është e orientuar në digjitalizimin e shërbimeve që ndikojnë në uljen e shfrytëzimit të letrës dhe mbrojtjen e ambientit.
Edhe këtë vit, Banka ka vazhduar iniciativën “Ta duam dhe ta mbrojmë natyrën” një thirrje për të kujtuar se çdo veprim i vogël ka një ndikim të madh në të ardhmen tonë të përbashkët.Këtë vit NLB Banka ka mbjellur mbi 200 drunjë në Komunën e Prishtinës, në Rr. Nazim Gafurri dhe Rr. Ahmet Krasniqi.
Kjo iniciativë synon të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit. Përmes iniciativave konkrete si mbjellja e drunjëve dhe reduktimi i përdorimit të letrës NLB Banka po kontribuon për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.
Si një Institucion që ka një rol të rëndësishëm në Komunitet, NLB Banka njeh përgjegjësinë e saj për mbrojtjen e mjedisit. Duke qenë pjesë aktive e zhvillimit ekonomike dhe social, Banka e konsideron ruajtjen e natyrës jo vetëm një detyrë morale, por edhe një Investim për të ardhmen e qëndrueshme.
Znj. Donika Çeta, Drejtore në Drejtorinë e Parqeve dhe Hapësirave Publike në Komunën e Prishtinës, u shpreh falënderuese për donacionin e dhënë nga Banka dhe u bëri thirrje edhe bizneseve tjera të ndjekin shembullin e mirë të NLB Bankës për të kontribuar në mjedis.
Secili nga ne mund të jemi “Ambasador të natyrës”, të mbrojmë natyrën është një detyrë që na bashkon të gjithëve – dhe së bashku mund të bëjmë ndryshimin!