Nora Gjakova ka fituar dy ndeshje në Grand Slamin e Abu Dhabit, është kualifikuar në çerekfinale

Xhudistja Nora Gjakova e ka nisur me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shënuar fitore ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin dhe asaj nga Holanda, Pleuni Cornelisse, ndërsa në çerekfinale do të përballet me xhudisten serbe Marica Perisic





Xhudistja kosovare Nora Gjakova, e ka nisur me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo u përball në kategorinë 57 kilogramë dhe arriti të shënoi fitore ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin.

Gjakova arriti të fitoi pasi Shin mori tri ndëshkime.

Ndërsa, në raundin e dytë u bë e ditur se do të përballet me xhudisten nga Holanda, Pleuni Cornelisse. Kështu që, edhe në raundin e dytë arriti të triumfoi ndaj holandezes, Pleuni Cornelisse, me IPPON brenda pak sekondave.

Ndryshe, në çerekfinale, ajo do të përballet me xhudisten serbe, Marica Perisic.

Vlen të theksohet se Nora Gjakova siç bën të ditur faqja zyrtare e Xhudos së Kosovës në rrjetin social Facebook, është rikthyer në përballje pas lëndimit që e kishte mbajtur disa muaj jashtë garave.

Njashtu në postim është bërë e ditur se krahas Nora Gjakovës, në Grand Slam Abu Dhabi 2022 në Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndeshet nesër (e shtunë ) edhe nënkampionia evropiane Laura Fazliu, ndërsa pasnesër (të dielën) do të ndeshet medalistja e artë në Lojërat Mesdhetare, Loriana Kuka.

Ndërsa, gjithsej në Grand Slam do të marrin pjesë 5 kontinente, 65 shtete dhe 414 garues, thuhet në postimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika