Nora Gjakova arriti të mposht serben Marica Perishiq, për të kaluar në gjysëmfinale të Abu Dhabi Grand Slam.
Kjo është hera e pestë që xhudistja pejane ka arritur të mposht serben Marica Perishiq, e cila mori tri penalizime.
Ndërsa pas pak ajo do të përballet në gjysëmfinale me gjeorgjianen, Eteri Liparteliani.
Këto përballje janë duke u mbajtur në Grand Slam Abu Dhabi 2022 në Emiratet e Bashkuara Arabe, që do të marrin pjesë 5 kontinente, 65 shtete dhe 414 garues.
Ndërkaq dita e premte është dita që xhudistja Nora Gjakova do të zhvillojë ndeshjet me kundërshtaret e saj.
Në ditët në vazhdim do të ndeshen nesër (e shtunë ) nënkampionia evropiane Laura Fazliu, ndërsa pasnesër (të dielën) do të ndeshet medalistja e artë në Lojërat Mesdhetare, Loriana Kuka.