Nora Gjakova mposht gjermanen, kalon në çerekfinalen e Grand Slamit në Baku

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka arritur të mposht gjermanen Seija Ballhaus dhe të kalojë në çerekfinalen e Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit

Ilustrim





Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka arritur të mposht gjermanen Seija Ballhaus me IPPON, duke kaluar kështu në çerekfinalen e Grand Slamit në Baku në Azerbajxhan.

Nora kalojë pa luftë, në duel me gjermanen. Kësisoj,  Gjakova arriti të luajë mirë dhe të kalojë në çerekfinalen e këtij turneu të madh të xhudos.

Ky turne përfshin gjithsej 5 kontinente, 61 shtete dhe ka afro 366 garues.

Në raundin e radhës ajo do të përballet me britaniken, Lele Nairne.

Vlen të theksohet, se Nora Gjakova ndeshet në kategorinë -57 kilogram dhe gara e saj ka filluar nga ora 08:00 dhe pritet të vazhdojë derisa ajo të ndeshet me garueset e radhës dhe të shihet nëse do të fitojë medaljen kryesore.

Kujtojmë se, gjatë të premtës për Kosovën do të garojë vetëm xhudistja Nora Gjakova, ndërsa do të pasohet të dielën nga Loriana Kuka.

Nora Gjakova dhe Loriana Kuka do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Slam Baku





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika