Nora Gjakova mposht kundërshtaren serbe, kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit në Baku

Nora Gjakova, xhudistja nga Kosova, ka triumfuar në Grand Slam të Bakut duke mposhtur xhudisten serbe në çerekfinale dhe siguruar vendin në gjysmëfinale

Nora Gjakova, foto nga FXHK.

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka fituar edhe ndeshjen e tretë dhe ka siguruar kalimin në gjysmëfinale në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Gjakova i ka fituar dy ndeshje radhazi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në përballjen e parë, xhudistja pejane ka mposhtur me “ippon” gjeorgjianen Nino Loladze, ndërsa në luftën e dytë ka fituar me “pikë të artë” ndaj Acejla Toprak të Azerbajxhanit.

Pas këtyre dy fitoreve, ajo ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamit, ku u ndesh me xhudisten serbe, Marica Perisic.

Edhe në këtë ndeshje xhudistja jonë ishte e pamposhtur, duke rrëzuar Perisicin me “waza-ari” dhe duke siguruar gjysmëfinalen.

“Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale në Grand Slam Baku, Azerbajxhan 2024. Në çerekfinale ajo mposhti me Wazari garuesën nga Serbia, Marica Perisic. Në gjysmëfinale takohet me garuesen nga Holanda, Julie Beurskens”, thuhet në njoftimin e FXHK-së.

Në gjysmëfinale, Nora do të ndeshet me garuesen nga Holanda, Julie Beurskens.

Kosova do të paraqitet me 4 xhudistë në Grand Slam Baku 2024, në një konkurrencë mjaft të fortë.

Grand Slam i Bakus do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 62 shtete, 404 garues, nga të cilët 226 meshkuj dhe 178 femra.

Nga ekipi ynë do të ndeshen këta xhudistë:

  1. Nora Gjakova (-57 kg)
  2. Laura Fazliu (-63 kg)
  3. Dardan Cena (-73 kg)
  4. Loriana Kuka (-78 kg)

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika