Nora Gjakova mund italianen, një fitore larg medaljes së bronztë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka arritur ta mposht italianen Veronica Toniolo në kategorinë -57 kilogram, duke kaluar kështu një stad më lartë dhe tashmë i nevojitet vetëm edhe një fitore për të fituar medaljen e bronztë

Ilustrim





Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, e ka fituar ndeshjen e parë të repesazhit në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Gjakova arriti ta mposhtë italianen Veronica Toniolo, në kategorinë -57 kilogram.

Gjakova është në rrugë drejt fitores së medaljes së bronztë në këtë turne. Megjithatë i nevojitet edhe një fitore  e rradhës për të fituar më pas medaljen e bronztë.

Xhudistja kosovare në rundin e rradhës do të përballet me xhudisten belge, Mina Libeer.

Ky turne që po mbahet në Grand Slam të Azerbajxhanit përfshin gjithsej 5 kontinente, 61 shtete dhe ka afro 366 garues.

Vlen të theksohet, se Nora Gjakova ndeshet në kategorinë -57 kilogram dhe gara e saj ka filluar nga ora 08:00 dhe pritet të vazhdojë derisa ajo të ndeshet me garueset e radhës.

Kujtojmë se, gjatë të premtës për Kosovën do të garojë vetëm xhudistja Nora Gjakova, ndërsa do të pasohet të dielën nga Loriana Kuka.

Nora Gjakova humb në çerekfinale, lufton për medaljen e bronztë

Nora Gjakova mposht gjermanen, kalon në çerekfinalen e Grand Slamit në Baku





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika