Nora Kursani-Demjaha emërohet u.d kryeinspektore e Inspektoratit Shëndetësor

Pasi Ministria e Shëndetësisë ka liruar nga detyra u. d të kryeinspektorit shëndetësor, Shaban Osmanaj në këtë pozitë është emëruar, Nora Kursani-Demjaha

Ministria e Shëndetësisë

Nora Kursani-Demjaha është emëruar u.d. kryeinspektore e Inspektoratit Shëndetësor.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar vetë ajo.

Nora Kursani-Demjaha është emëruar në këtë pozitë pas lirimit nga detyra të Shaban Osmanajt.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar të enjten se pas rastit të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës me foshnjën, është liruar nga detyra u. d. i kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.

“Sot pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave dhe detajeve të rastit të rëndë të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është liruar nga detyra u. d. kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, z. Shaban Osmanaj”, thuhej në njoftim.

Tutje thuhej se në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit.

“Konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoriatit Shëndetësor”.

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë.

“Ripërsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garandatohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale”.

MSh ndër të tjera ka shprehur mbështetjen për Prokurorinë e Policinë që sa më parë që është e mundshme të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe adresimin e personave përgjegjës konkretë të veshur me këtë përgjegjësi duke theksuar se “u. d. Ministrja e Shëndetësisë ka marrë të gjitha hapat për përgjegjësitë administrative dhe çështja po vijon të trajtohet deri në sqarimin përfundimtar”.

Në mbrëmjen e së mërkurës së 21 dhjetorit shtatë punonjës të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës janë suspenduar për shkak se dyshohet se një foshnje e pajetë ishte futur në rrobalarëse nga punonjësit e spitalit.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë, me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast, deri më tani ka suspenduar 7 punonjës dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhej në njoftim.

Ndryshe, ky rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur javën e kaluar në Spitalin e Pejës, ku një foshnje e pajetë është futur në rrobalarëse.

Pas rastit të foshnjës në Pejë, MSh liron nga detyra u.d të kryeinspektorit shëndetësor

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika