Norvegjia dëbon 15 “oficerë rusë të inteligjencës”

A view of Russia's embassy in Oslo, Norway April 13, 2023. REUTERS/Victoria Klesty

Norvegjia ka njoftuar se do të dëbojë 15 zyrtarë të ambasadës ruse, që sipas Ministrisë së Jashtme janë zyrtarë të inteligjencës që po operonin duke u paraqitur si diplomatë.

Moska tha se do të kundërpërgjigjet për këtë veprim të Oslos, shkruan Reuters.

Me dëbimin e këtyre zyrtarëve, Oslo deri më tani ka dëbuar një të katërtën e diplomatëve rusë në Norvegji.

Vendimi i Oslos është i fundit në shtetet perëndimore që janë dëbuar diplomatë rusë qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës vitin e kaluar.

Vetëm gjatë këtij viti, Estonia, Holanda dhe Austria po ashtu kanë dëbuar diplomatë rusë.

Në prill të vitit 2022, Norvegjia kishte dëbuar tre diplomatë rusë.

“Ky është një hap i rëndësishëm në luftimin dhe uljen e nivelit të aktivitetit të inteligjencës ruse në Norvegji dhe në këtë mënyrë për të mbrojtur interesat tona kombëtare”, tha përmes një deklarate ministrja e Jashtme norvegjeze, Anniken Huitfeldt.

“Rusia aktualisht paraqet kërcënimin më të madh të inteligjencës për Norvegjinë. Ne nuk do të lejojmë që oficerët e inteligjencës ruse të operojnë, duke u paraqitur si diplomatë”, shtoi ajo.

Sipas autoriteteve norvegjeze, zyrtarët rusë duhet të lëshojnë territorin e Norvegjisë shumë shpejt.

Ministria e Jashtme ruse tha se Moska do të përgjigjet për dëbimin e zyrtarëve të saj, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, pa dhënë më shumë detaje.

Norvegjia, shtet i aleancës ushtarake të NATO-s, ndan kufi me Rusinë në Arktik.

Dëbimet mund të ndërlikojnë edhe më tej procesin e transferimit të kryesimit të Këshillit të Arktikut, që është një trup shumëpalësh ku shtetet e Arktikut bisedojnë për çështjet që prekin rajonin polar.

Moska aktualisht udhëheq me këtë këshill, por Norvegjia pritet ta marrë kryesimin e këshillit më 11 maj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika