Norvegjia ia dorëzon dokumentet e njohjes kryeministrit palestinez

Sot [e diel] Norvegjia ia ka dorëzuar dokumentet e njohjes kryeministrit palestinez në hapin e fundit drejt njohjes zyrtare të një shteti palestinez

AP

Sot [e diel] Norvegjia ia ka dorëzuar dokumentet e njohjes kryeministrit palestinez në hapin e fundit drejt njohjes zyrtare të një shteti palestinez, në një lëvizje kryesisht simbolike që ka zemëruar Izraelin.

Në këtë dokument të dorëzuar tashmë thuhet se njohja do të hyjë në fuqi më 28 maj 2024.

Të mërkurën e kaluar, Irlanda dhe Spanja bënë një zotim të përbashkët me Norvegjinë për të njohur një shtet palestinez, një lëvizje historike që ka rritur izolimin e Izraelit më shumë se shtatë muaj pas fillimit të luftës kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, raporton AP.

Operacionet e ushtrisë izraelite në Gazë pasuan sulmin e Hamasit në Izrael, në të cilin, sipas zyrtarëve izraelitë, u vranë 1200 njerëz dhe u morën peng 250 të tjerë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, mbi 35 mijë palestinezë janë vrarë në operacionet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Zyrtarët e kësaj ministrie nuk bëjnë dallim mes viktimave civile dhe militantëve në shifrat e tyre.

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia vendosin ta njohin Palestinën si shtet

Dorëzimi i dokumenteve të njohjes nga ministri i Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide për kryeministrin e palestinezëve u bë në Bruksel, ku Mohammad Mustafa u takua edhe me ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian dhe zyrtarë të lartë të BE-së për të thelluar mbështetjen e tyre për palestinezët.

Vlen të theksohet se Norvegjia nuk është anëtare e BE-së.

Çfarë rëndësie ka njohja e shtetit palestinez nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia?

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika