Novosella thotë se për herë të parë është arrestuar në moshën 19-vjeçare

Selatin Novosella, -ish i burgosur politik, ka thënë se ka qenë 19 vjeç kur është arrestuar për herën e parë.

Novosella për momentin më të trishtë të torturimit nga udbashët famëkeq kanë qenë ndaj Fazli Grajçefci, i cili nuk ka lypur as ndihmë, por vetëm “ulërima” të tilla si “ëëë ooo”.

Novosella kur ishte arrestuar herën e parë ishte 19 vjeç, por kujtimi më i trishtë i tij i asaj kohe ishte “gjama e një të burgosuri, që sot më tingëllon në vesh, jo kukamë, as s’ka lypë ndihmë veç në formën ëëëëë ooooo, ai kish qenë Fazli Grajçefci, e këto ditë ka qenë i mbytur në tortura si ndër themeluesit e LRBSH-së bashkë me Adem Demaçin…e me Zeqir Gërvallen, e me Abdyl Lahin…”

Novosella tha se torturat janë bërë ekskluzivisht vetëm nga udbashët shqiptarë, që kishin emër e mbiemër.

“Torturat i kanë bërë ekskluzivisht udbashët… gardianët nëpër burgje nuk na kanë torturu kurrë, hiç, pse me na torturu, na kena qenët e urtë, kemi qenë të edukum, i kena pranu rregullat e lojës, je i zanun rob. Torturat janë bë ekskluzivisht në UDB-në dhe natën…ka qenë një derë mes UDB-së dhe burgut [në Prishtinë], janë torturu në UDB, kryesisht janë ngreh zhag ose për krahu dy policë e t’kanë gju në qeli. Torturat që i kanë bë udbashët, e theksoj me keqardhje, shqiptarë, jo të ashtuquajturit shqiptarë, por shqiptarë ata ishin, kishin emër, mbiemër, familje”, tha Novosella.

Novosella tutje ka thënë se ka pasur procese politike, por edhe procese të montuara. Nga 1945 deri më 1999 ka pasur tortura dhe se për Novosellën.

“Pjesa më e dhimbshme, më e trishtueshme, ma e pakuptueshme është pikërisht pjesëmarrja e shqiptarëve hetues, përkatësisht torturues”.

Novosella ka përmendur emrat e hetuesve shqiptarë, të cilët kishin torturuar atë dhe shokët e tij në vitin 1975.

“Ishin, Muharrem Dana, Ibush Kllokoqi, Asllan Sllamniku, Hasan Mehmeti, Jusuf Karakushi, Mehmet Haskaj, Bafti Jakupi, Shefqet Hashani, Zenun Shala, Naip Hoxha, Refik Tashi, Metush Sadiku, Zejnullah Shala, Faik Nura, Shefqet Obri dhe Metë Kuçi”.

Ai ka thënë se këta ishin udbashët shqiptarë “torturues”.

“Formalisht kanë qenë hetues…për mua që e kam provuar nga afër pa dyshim që ishte me elemente sadiste…pa dyshim Asllan Sllamniku”

“Ishin dy tortura, njëra ishte psiqike me fyerje, të cilat njeriu normal nuk mund t’i bëjë…fantazia jonë, imagjinata jonë nuk mund të thotë çka në raste të tilla kur je me dry mshelun, jan 3-4 udbashë,… por e nxirrshin revolen me tregu që e kem këtu…dhe të thonin kështu ti Selatin Novosella ose ke me i pranu të gjitha ato që ne po i kërkojmë prej teje për ty dhe për shokët tu ose kemi me të qit në periferi të Prishtinës, kemi me ta dhanë kazmen edhe kacinë, ke me qelë një vorr 1 metër me 2 e kemi me të vra e kem me të qit qaty”.

“Kena me të qit ndoshta në kufi me Shqipërinë, atje kem me ta lënë kufomen me ba me dije që ke dasht me ikë në Shqipëri”.

‘Kena me ta marr gruan, kena me ta dhunu para syve të tu, ty kena me të lidh për radiatori, ne kemi me u ba 3 a 4 e kena me dhunue para syve tu. Avokat s’ke, shok në dhomë s’ke, shëtitje s’ke, libër s’ke dhe je i mbyllun”.

MAi ka treguar se për mbi 5 muaj nuk e ka pa diellin.

“Unë për 5 muaj e 3 ditë, asnjëditë nuk e kam pa diellin… kur kom marrë vesh shokët e mi me ka 7-8 muaj e 10 muaj kishin qenë[të dënuar në atë formë]”.

Një formë tjetër e dhunës psiqike ishte edhe kërcënimi me t’i largu të gjithë familjarët nga puna.

“Çfarë presioni. Krejt fëmijët që i keni nëpër shkolla e studime, kemi me i qit prej atyhit”.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika