“Nuk e di si të jetoj pa heroin tim”, nën lot flet vajza e policit të vrarë në veri

"Heroi babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty. Ikja jote babi na la me mall të madh në zemrat tona. Nuk e di se si jetoj unë pa ty. Si jetoj unë pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush"

Arbenita Bunjaku, vajza e policit të vrarë në veri të dielën e 24 shtatorit nga formacionet kriminale, ka folur nën lot dhe pikëllim në mbledhjen komemorative në nder të babait të saj.

Ajo ka thënë se nuk e di si të jetojë pa heroin e saj, i cili i mësoi gjithçka, vetëm të jetojë pa të jo.

“Heroi babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty. Ikja jote babi na la me mall të madh në zemrat tona. Nuk e di se si jetoj unë pa ty. Si jetoj unë pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na mësove, por si të jetojmë pa ty asnjëherë. Ti ishe njeri i dashur, për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën. E flijove jetën për liri, për këtë vend, që ne dhe Kosova të jemi krenarë me ty. Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty. Do të ndjekim rrugën tënde”, ka thënë Arbenita Bunjaku.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës postmortem” rreshterin e policisë që ra heroikisht dje në veri në mbrojtje të sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës.

“Sot nderojmë një rreshter policie trim dhe vetëmohues që sakrifikoi jetën për mbrojtjen e qytetarëve tanë. Afrim Bunjaku dhe anëtarë të tjerë të policisë u sfiduan nga banda kriminale. Heroi ynë Afrimi ishte një shtyllë e fuqishme e Policisë së Kosovës. Ishte shërbyes i devotshëm i atdheut. Qëndroi i palëkundur në mbrojtje të ligjit e kundër grupeve terroriste të mbështetura nga Serbia, qëllimi i të cilëve ishte trazimi, jo vetëm i Kosovës, por edhe i rajonit”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika