Nuk e respektoi vendimin e CAS-it, Dinamo do ta padisë FFK-në

Klubi i futbollit, Dinamo, do ta padisë Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës

Sipas përfaqësuesit të klubit nga Ferizaj, Fatos Ademi, padia do të bëhet për shkak se FFK-ja nuk e ka respektuar vendimin e Gjykatës së Arbtazhit Sportiv të Kosovës.

Vendimet e CAS-it në Kosovë, janë obligative dhe ndaj tyre mund të ushtrohet ankesë vetëm në CAS-in e Lozanës.

“Arbitrazhi sportiv është institucion jurudik më i lartë se Federtata dhe kjo len të kuptohet se duhet të respektohet vendimi. Por, Federata ka heshtur në këtë drejtim, megjithatë Dinamo nuk ka heshtur dhe nuk do të dorëzohet asnjëherë. Jemi duke i zbatuar procedurat ligjore në afat prej 21 ditëve. Po ashtu, jemi konsultuar me dy avokatë të cilët e njohin këtë fushë dhe jemi duke shqyrtuar mundësinë që të hapim procedurë penale për Federatën e Futbollit të Kosovës, konkretisht Komitetin Ekzekutiv”, ka thënë Ademi.

Ai thekon se nuk po kërkojnë kthimin në Grupin B, por të drejten e tyre.

“Patjetër që do të përgatisim padi, sepse ne jemi në të drejtën tonë. Vet fakti që kemi fituar në CAS, kjo tregon Dinam është e pafajshme dhe ka të drejt. Ne nuk mendojmë të kthehemi në Grupin B, sepse është paradoksale që të kërkojmë që të nis sërish kampionati nga fillimi. Ne jemi dëmtuar financiarisht, ne jemi dëmtuar nga FFK-ja dhe ne do të kërkojëm nga Prokuroria që të merret me këtë rast, lidhur me padinë që e kemi fituar”, deklaroi Ademi.

Ademi ka shtuar se nuk do të ndalen dhe nëse FFK-ja i injoron edhe organet e drejtësisë në Kosovë, atëherë do t’i drejtohen edhe CAS-it në Lozanë.

“Financiarisht qëndrojmë mirë dhe është një kosto e përballueshme për klubin tonë. Ne kërkojmë që dëmet që i ka shkaktuar Federata, të paktën ti paguajë”, përfundoi përfaqësuesi i Dinamos.

RTV Dukagjini ka provuar të marr përgjigje edhe nga FFK-ja, por kjo e fundit si zakonisht nuk ka kthyer përgjigje, gjë të cilën po e bën tash e një kohë.

Komisioni i Garave i FFK-së, e kishte vendosur Dinamon në Grupin A me short, gjë e cila ishte kundërshtar ashpër nga ferizajasit, pasi Dinamo është e vetmja skuadër nga ky rajon që do të garojë në grupin A.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika