“Nuk i kam kujt borxh”, reagon Kozaku pas djegies së makinës

Duket se telashet nuk i ndahen Kozak Braçit.

I njohur si “mbreti i Instagramit”, atij i është djegur makina e tij tip “Benz” gjatë natës.

Policia njoftoi se si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit Kozak Braçi, 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.

E teksa policia vijon hetimet për ngjarjen, vetë Kozaku nuk ka ngurruar të postojë një video në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjesi, mirëmëngjesi, shih ça bëhet”, shprehet ai.

“Kanë ardhur kanë djegur makinën edhe kanë kujtuar se kanë bërë ndonjë burrni. Unë më shumë e kam se më keni trembur çunin tek shtëpia se ka plasur makina, por nuk jeni burra ju që bëni këtë gjest. Nesër iki blej prapë makinë. Nuk i kemi kujt borxh. Po të keni gjë më keni xhiro gjithë ditën jo me ardh me djeg makinën se unë po të kisha probleme nuk e kisha parkuar poshtë shtëpisë”, thotë ndër të tjera Kozaku duke mos i munguar as fjalori i rëndë.

Kujtojmë se dy vite më parë, “mbreti i Instagramit” u rrëmbye në Tiranë.

Asokohe u publikua një video në të cilën Braçi shihej brenda një makine i rrethuar nga disa persona të tjerë që e godisnin dhe e shanin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika