Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka komentuar zhdukjen e mostrave për rastin e Astirit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Abazi ka pretenduar për disa video-inçizime që e përfundojnë sagën e zhdukje së këtyre mostrave. Ai ka theksuar se vetë nuk i ka parë këto video, por që persona të caktuar i kanë treguar që ka kamera që regjistrojnë 24 orë.
“Unë nuk i kamë parë, po më është thënë se brenda Institutit ekzistojnë kamera që regjistrojnë 24 orë. Këto video e përfundojnë sagën e zhdukjes së mostrave”, ka thënë Abazi.
Abazi, gjithashtu, ka komentuar deklaratën gjatë ditës së enjte të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke e cilësuar si mjerim.
“Mjerim, një ministre që ka thënë se ‘kam dërguar të Prokurori i Shtetit’, është interferim i drejtpërdrejt, unë e kam përmendur si ministre që i bie përgjegjësia për Institutin, duhet të dallojë të bërit politikë nga drejtësia”, ka theksuar Abazi.